Rregullatori financiar amerikan ka gjobitur bankën zvicerane “Credit Suisse” me 16.5 milionë dollarë për shkak të kontrollit të dobët në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.
“Banka e madhe zvicerane ka qenë e akuzuar për shumë boshllëqe dhe gabime në sistemin e saj për identifikimin e transaksioneve që mund të jenë të lidhura me aktivitetet e paligjshme”, njofton administrata amerikane për rregullimin e industrisë financiare (FINRA), raporton France Presse, përcjell albinfo.ch.
FINRA ka gjetur se në një periudhë prej dy vjetësh, pra nga janari 2011 deri në 2013, stafi i “Credit Suisse” nuk ka raportuar për aktivitete të dyshimta dhe tregtare që ishte obligim i tyre.
Përveç kësaj qysh prej vitit 2011 e deri në vitin 2015, “Credit Suisse” ka dështuar për të zbatuar në mënyrë të përshtatshme një sistem të automatizuar të monitorimit, thuhet në deklaratën e FINRA.