Trajnerët e njohur Ottmar Hitzfled dhe Mark Hughes janë përplasur rreth deklaratave për futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Stoke Cityt, ku luan Shaqiri, i është kundërpërgjigjur komenteve të Ottmar Hitzfeldit duke insistuar se Xherdan Shaqiri është i lumtur në klubin anglez.
Ish-trajneri i Bayern Munichut, Hitzfeld, së fundmi kritikoi ekipin e Hughes, për të cilin tha se janë të mërzitshëm për t’u shikuar.
“Ndoshta ai duhet të vijë dhe ta shikojë ndeshjen e vikendit, të shoh kënaqësinë që sjell futbolli i Premierligës dhe ai i Stokes”, ka thënë Hughes.
“Ndoshta ai po flet nga një vend që nuk ka shikuar fort lojën e Stoke. Shaqës po i pëlqen. Ndoshta ai është dashur të flas me Shaqën para se të komentonte në këtë mënyrë”, shtoi ai.