Gjatë muajit qershor të këtij viti, në Zvicër është shënuar një rënie e madhe e numrit të azilkërkuesve. Janë shtruar gjithsej 1675 kërkesa për azil, numër ky që është për një të katërtën më i vogël se në muajin paraprak.
Këto të dhëna i ka publikuar sot Zyra Federale për Migracion në një paraqitje për medie, në Bernë.
Numri i azilkërkuesve i shënuar në qershor është i një niveli të përafërt me atë të muajit nëntor të vitit 2010, kohë kjo shumë para fillimit të trazirave në Afrikën veriore.
Megjithatë, sipas zyrës në fjalë, trendi i lëvizjes së refugjatëve nga vendet e kapluara nga kriza po vazhdon. Ai po shkon drejt veriut dhe me këtë, as Zvicra nuk do të jetë e kursyer nga kjo lëvizje.