Shtetet mike të Kosovës kanë nisur të shfaqin mospajtime për ecurin e mëtutjeshme në mbikëqyrjen e pavarësisë.
Një grup shtetesh janë të mendimit se ICO-ja të mbyllet sa më parë deri në fund të këtij viti apo mars 2012. Kurse disa shtete tjera janë të mendimit se një gjë të tillë nuk duhet bërë pa i kryer disa prej punëve të mbetura para se gjithash decentralizimi në veri.
Mediat kosovare, raportojnë duke cituar burimet e tyre, se një prej problemeve që është shfaqur në financimin e ICO është fakti që Bashkimi Evropian nuk duket se është i vullnetshëm të kontribuojë në financimin e ICO-së përtej fundit të këtij viti.
Kjo paraqet një problem të madh, pasi që gati gjysma e shpenzimeve, janë mbuluar përmes fondeve BE-së