Yjet shqiptarë të futbollit janë solidarizuar me familjet e futbollistëve që ndërruan jetë të martën në mëngjes, pas rrëzimit të aeroplanit, ku ndërruan jetë të gjithë anëtarët e skuadrës braziliane, Chapecoense, shkruan albinfo.ch.
E gjitha bota është solidarizuar me këtë ngjarje tragjike, në mesin e tyre edhe yjet e futbollit shqiptar.
“Ngushëllimet dhe lutjet e mia për të gjitha familjet në këtë moment shumë të vështirë. U prehshin në paqe”, ka shkruar Granit Xhaka.
Inferior nuk ka qëndruar as Xherdan Shaqiri. “Lutemi për Chapecoense”, shkruan në postimin e Shaqirit.
Përfaqësuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka shprehur dhembje për ekipin brazilian dhe të gjithë të tjerët që humbën jetën në rrëzimin e aeroplanit me të cilin udhëtonin.
Taulanti ka thënë se ky lajm e ka preku dhe ka bërë thirrje të lutemi për ta dhe familjet e tyre.
Adnan Januzaj është solidarizuar me familjet e viktimave të ekipit brazilian, Chapecoense. Futbollisti i Manchester Unitedit i huazuar në Suderland, Adnan Januzaj ka thënë se lutjet e tij shkojnë për familjet e viktimave të prekura nga kjo tragjedi.
“Ngushëllimet dhe lutjet e mia shkojnë për të gjithë ata që janë të prekur nga kjo tragjedi”, shkruan Januzaj në “Facebook”.