Temperaturat e larta që po mbretërojnë ditëve të fundit ka shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore në Kosovë.
Vetëm në Qendrën Emergjente të QKUK-së gjatë së shtunës kanë kërkuar ndihmë rreth 30 persona të goditur nga dielli.
Mjekët rekomandojnë që fëmijët, personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore t’i shmangen ekspozimit në diell gjatë mesditës.