Miranda Kovaçi, një vajzë 18 vjeçe nga Shqipëria, si fëmijë, në moshën dyvjeçare kishte pësuar plagë të rënda nga zjarri. Fytyra dhe pjesë të trupit i ishin deformuar nga djegiet e rënda. Që atëherë ajo po vuante jo vetëm nga dhembjet e plagëve që i kishin mbetur por edhe shpirtërisht, për shkak të pamjes.
Me iniciativën e organizatës humanitare “Albanienhilfe” të qytetit Weilheim në landin e Bavarisë, Gjermani, Miranda është sjellë për shërim në një spital të Munihut. Tashmë ajo ka mbrapa vetes një peeracion të vështirë që ka përfunduar me sukses.
Miranda me mjekun Ninkovic
Mjeku specialist i kirurgjisë plastike dhe estetike në spitalin München-Bogenhausen prof. Miomir Ninkovic ka kryer operacionin falas, ndërsa për rrugën dhe qëndrimin në Gjermani të vajzës, kanë grumbulluar mjete qytetarët e Weilheimit në kuadër të aksionit “Merkur hilft Kindern”.
Pas operacionit të suksesshëm, Miranda sërish është nëe gjendje të buzëqeshget, të hajë dhe madje edhe të shprehë ndjenjat e saj përmes grimasave. Një vit më parë ajo i bënte me vështirësi të madhe ose nuk mund t`i bënte fare këto veprime, shkruan merkuronline.de.
“Ajo mund të hapë tashmë gojën pa problem”, thotë Evelyn Huber, kryetare e organizatës “Albaninehilfe Vielheim”.