Skuadrat italiane si Juventus, Roma, Lazio, Fiorentina dhe Palermo janë më të interesuarat për Shaqirin, por ofertat e tyre prej dhjetë milionë eurosh nuk do të merren parasysh, sipas klubit zviceran të Baselit.
“Klubi zviceran ka vlerësuar se Shaqiri peshon 15 milionë euro dhe vetëm skuadra e cila ofron këtë shumë apo më shumë mund të futet në negociata për Shaqirin”, shkruan sajti italian, “Tuttomercatoweb.com”.
“Juventus, Lazio, Roma, Fiorentina e Palermo e duan me çdo kusht Shaqirin në radhët e veta dhe po insistojnë në transferimin e 19-vjeçarit”.
Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në qershorin e vitit 2014 dhe është njëri prej talenteve më të mëdha në Evropë. Ai është edhe pjesë e Përfaqësueses A të Zvicrës, me të cilën mori pjesë në Botërorin 2010, ndërkohë që me atë U21, para pak ditësh doli nënkampion i Evropës.
Pos skuadrave italiane, interesim të madh për Shaqirin kanë treguar edhe Barcelona, Manchester Unitedi, Liverpooli, Bayern Muncheni, Hamburgu e Wolfsburgu.