Në tremujorin e parë të sivjetëm në Kosovë janë evidencuar shumë pak investimet e huaja, të cilat kanë stagnuar në vetëm 59 milionë euro.
Këtë shifër e ka konfirmuar Besnik Kada, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas tij, investimet këtë vit janë për 14 milionë euro më të pakta se vitin e kaluar.
Në tremujorin e parë të 2010-s investimet e huaja ishin në nivelin e 73.2 milionë eurove, ndërsa këtë vit ato janë vetëm 59 milionë euro. Gjatë këtij viti janë rritur kreditimet dhe remitancat.