Liria e lëvizjes së njerëzve rrezikohet të komprometohet përmes shkeljes së rregullave për paga minimale të Zvicrës. Për këtë arsye Qeveria e Zvicrës dëshiron që të krijohen mundësi më të mira për t`i ndëshkuar punëdhënësit zviceranë kur bëjnë abuzime. Si shembull i tillë do të ishte punësimi i personave që paraqiten si të pavarur.
Veç kësaj, vitin e kaluar pothuajse 40 për qind e ndërmarrjeve të kontrolluara i kishin paguar punëtorëve të tyre më pak se sa paga minimale që është paraparë në Marrëveshjen kolektive.
Ministri i ekonomisë Johann Schneider-Ammann ka për synim që deri në vjeshtë të mbushen zbrazësirat ligjore në masat mbrojtëse.