Marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Kroacisë janë shumë të mira, miqësore dhe pa çështje të hapura, kanë thënë në Zagreb, zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gordan Jandrokoviq dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviq.
Jandrokoviq ka përshëndetur marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka përsëritur se Kroacia mbështet fuqishëm integritetin e Kosovës dhe është kundër ndarjes së saj, njofton Ministria e Jashtme kroate.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës Sllobodan Petroviq ka uruar Kroacinë për përmbylljen e bisedimeve me BE-në dhe ka shfaqur dëshirën që edhe Kosova të në ardhmen të bëhet anëtare e organizatave euro-atlantike.
Një nga temat e takimit ka qenë pozita e kroatëve në Kosovë, për të cilën, shefi i diplomacisë kroate ka shfaqur dëshirën që ky komunitet të gëzojë të drejtat e pakicave, ashtu siç i gëzon pakica shqiptare në Kroaci.