Ndërsa rreth 57 për qind me atë politik, thuhet në një hulumtim të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë .
Pakënaqësia publike është më e lartë në lidhje me orientimin ekonomik të Kosovës, sesa ajo me orientimin politik, thuhet në pjesën e dytë të anketës “Pulsi Publik”, të cilin e publikoi të mërkurën Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë.
Shqetësim tjetër që vazhdon t’i preokupojë kosovarët mbetet niveli i korrupsionit.
UNDP u sugjeron institucioneve kosovare dhe atyre ndërkombëtare që t’i marrin parasysh të dhënat e “Pulsit Publik”, në mënyrë që të bëjnë përpjekje për të përmirësuar gjendjen aktuale në fushat që përmenden në dokument.