Një tjetër futbollist shqiptar po shkëlqen në skuadrën zvicerane. Është ky Atdhe Rashiti, i cili ka shënuar tre gola për Baselin në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj, shkruan albinfo.ch.
Rashiti, golat i ka shënuar në fitoren që Baseli kori si mysafir me Ludogorets me rezultat 0:4.
Talenti shqiptar ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë teksa me golat e tij i dha edhe kualifikimin ekipit zviceran.
Ai i shënoi golat në minutat 37’, 53’, 84’.
Te Baseli luajnë edhe tre shqiptarë të tjerë, si Luftëtar Mushkolaj, Jozef Pukaj dhe Ylber Lokaj. Baseli renditet në vendin e dytë me 9 pikë, duke mbyllur kështu kualifikimin për në xhiron tjetër.