Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se veprimtari i cili jeton dhe punon në Zvicër, Mehmet Jusufi ka ndihmuar gjyqtarët e Kosovës. Ai së bashku me djalin e tij Mirsadin kanë sjellë në FFK, komplete të veshjes për gjyqtarë, shkruan albinfo.ch.
Mehmet Jusufi me modesti u shpreh se është i lumtur nëse sadopak ka arritur të japë një kontribut për vendin dhe futbollin e Kosovës. “Ne do të angazhohemi që kjo ndihmë modeste të shtohet sikur që do të orvatemi të ndihmojmë futbollin e Kosovës edhe në organizmin e ndeshjeve në veçanti me grup-moshat e reja U-10 deri U-13, që ekipeve të Kosovës t’u mundësohet pjesëmarrja në turnetë e ndryshme që organizohen në Zvicër”, ka thënë Jusufi.
Atë e ka falënderuar nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe kryetari i Komisionit për Gjyqtarë, Përparim Hasani.
