Banka Islamike pritet t’i japë Qeverisë së Kosovës kredi në vlerë prej 27 milionë eurosh.
Qeveritarët tashmë kanë nisur negociatat me krerët e kësaj banke për tërheqjen e kësaj kredi.
Kredia do të përdoret për investime në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, raportojn mediat kosovare.
Bisedimet për këtë çështje, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave, janë zhvilluar në fund të muajit të kaluar në Jeda të Arabisë Saudite.