“Nga kabineti i zonjës Ashton, thuhet se rolin kryesor në dialog e ka kryeministri i Kosovës edhe pse ai personalisht nuk merr pjesë në këto bisedime”, raportojn mediar kosovare, duke cituar burimet e tyre.
Pikërisht për këtë proces do të diskutoi, Ashton me Thaçin në Bruksel.
Gjithashtu do të diskutohet për situatën në Kosovë dhe raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian vlerësojnë se është koincidencë fakti, që vizita e Thaçit në Bruksel realizohet pas arritjes së disa marrëveshjeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e nisur kohë më parë.