Kosova dhe Serbia mbajnë takimin e radhës në Bruksel ku pritet të dakordohen për disa çështje, por pa marrëveshje të nënshkruara.
Modalitetet e sakta të marrëveshjeve dhe mënyrës së zbatimit të tyre nuk dihen, por nga të tri palët, nga Kosova, Serbia dhe BE-ja, thuhet se tashmë janë pothuajse gati 6 fusha, në të cilat mund të arrihet marrëveshje.
Por, në BE nuk janë të sigurt se për të gjitha 6 pikat do të arrihet pajtimi sot në Bruksel, ndërsa më së shumti besojnë se pajtimi do të arrihet në fushën e lirisë së lëvizjes.
Po ashtu, thuhet se gati për marrëveshje janë edhe pikat që kanë të bëjnë me regjistrin civil, kadastrat, telekomin, energjinë dhe njohjen e diplomave universitare. Por kur flitet në lirinë e lëvizjes mendohet vetëm në lëvizjen e njerëzve e jo edhe në atë të mallrave.
Në BE optimizëm se rundi i sotëm i dialogut do të sjellë rezultatet e para konkrete.