Në Tiranë po vazhdon Samiri i Diasporës që ka grumbulluar shqiptarë nga mbarë globi. Organizator i këtij Samiti është kryeministri shqiptar, Edi Rama, kurse po marr pjesë një numër i madh i udhëheqësve shqiptarë nga shumë vende, shkruan albinfo.ch.
Por, ky Samit pritet të organizohet edhe në Prishtinë. Kështu ka njoftuar Ministria e Diasporës në ‘Facebook”.
“Përgjatë punimeve të Samitit të parë të Diasporës shqiptare, ku u trajtuan shumë tema përmes një bashkëbisedimi të hapur në mes bashkatdhetarëve dhe përfaqësuesve të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Ministri Valon Murati e ri-theksoi se ‘Diaspora Shqiptare është një dhe e vetme’. Samiti i radhës do të organizohet në Prishtinë!”, shkruhet në njoftim.