Kontesti lidhur me taksimin paushall të pasurisë së të huajve të pasur ka marrë një përgjigje nga Qeveria Federale e Zvicrës. Rreth kësaj kishte ankesa për pragun e ulët të tatimit të cilin detyrohen ta paguajnë këta të huaj në krahasim me të tjerët.
Me vendimin e sotëm të Ministrisë së Financave nuk hiqet tatimimi paushall por rritet pragu i tij. Me këtë veprim, sipas qeverisë privilegjimi i bizneseve të huaja do të bëhet më i pranueshëm për shoqërinë e këtushme.
Konkretisht, shkruan 20minuten.ch tatimi paushall i drejtpërdrejtë kantonal dhe federal duhet të jetë së paku sa shtatëfishi i çmimit të qirasë (aktualisht ai është sa 5 fishi).
Po ashtu tatimin e drejtpërdrejtë federal do të jenë të detyruar ta paguajnë të huajt me të ardhura prej më së paku 400 mijë frangash në vit.
Në rastet e çifteve martesore, në të ardhmen të dy partnerët duhet të dëshmojnë se i plotësojnë kushtet për pagesën e tatimit paushall.