Ky krahasim pagash të liderëve botërorë vjen pas kërkesës së kryetarit të sapozgjedhur të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, për të hequr dorë nga paga mujore.
Paga vjetore e Obamas arrin 400 mijë dollarë. Në vendin e dytë është kryeministrit kanadez, Justin Trodon, me një pagë prej 260.000 dollarësh në vit. Në top 3 është kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila fiton 234,000 dollarë.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, merr 233,000 dollarë në vit dhe renditet i katërti, ndërsa kryeministrja britanike, Theresa May, është e pesta me 215.000 dollarë.
Në vendin e gjashtë është kryeministri japonez, Shinzo Abe, paga e të cilit arrin në 213,000 dollarë. Pas tij në listë është kryeministri turk, Rexhep Erdogan, për 197,000 dollarë.
Presidenti francez, Francois Hollande, është i teti me të ardhura vjetore prej 194,000 dollarësh dhe i nënti është presidenti rus, Vladimir Putin, me 136,000 dollarë. Vendi i fundit është kryeministri Italian, Matteo Renzi, paga e të cilit është 125.000 dollarë në vit.
Në një intervistë me kanalin televiziv “CBS”, presidenti i zgjedhur, Donald Trump, njoftoi se ka hequr dorë nga paga e tij. Ai tha se për të kryer funksionet e kreut të shtetit është dakorduar për të marrë një dollar në vit.
Republikani ka pranuar se nuk e di sa para merr presidenti i SHBA-së.
Revista “Forbes” në shtator publikoi pasurinë e Donald Trump, që është vlerësuar të jetë 3.7 miliardë dollarë. Në krahasim me vitin e kaluar pasuria e republikanit ishte “shkrirë” për 800 milionë dollarë.
Trump nuk është presidenti i parë amerikan që heq dorë nga paga. Para tij ishin privuar nga paga dhe presidentët John Kennedy dhe Herbert Hoover.