“Duhet ta hapni shtetin ndaj opozitës dhe te shpërndani pushtetin në mes etnive dhe me opozitën. Pika kryesore është ndarja e fuqisë me te gjithë. Duhet të ndryshojmë kushtetutën. Për ta ndryshuar këtë duhet të zgjidhim problemin e gjuhës dhe të mos themi maqedonasit, shqiptarët por shqiptarë e Maqedonisë, maqedonasit e Maqedonisë. Dy gjuhët të jenë njësoj gjuhë zyrtare që të mund të përdoren në të gjitha regjionet e vendit në mënyre të barabartë, sikur në Zvicër. Te ne edhe emrat e rrugëve janë në dy gjuhë, kështu duhet të jenë edhe në Maqedoni. Maqedonasit të mësojnë shqip dhe shqiptarët maqedonisht. Të garantohet e drejta lokale por marrëveshja e Ohrit tashmë është e tejkaluar”