Problemet e natyrës “teknike”, po ia ndryshojnë Qevrisë së Kosovës, agjenden, duke e lënë anash prioritetin kryesor angazhimin për integrm evropian.
Në përballjen pothuajse të përditshme me probleme të ndryshme, ekzekutivi i vendit ka shpenzuar shumë energji, shkrujan mediat kosovare.
Të ndodhur në këtë situatë, drejtuesit e qeverisë kohën e fundit, pak kohë para se Kosova të marrë Raportin e Progresit, kanë nisur t’i vizitojnë udhëheqësit e komunave të vendit, nga të cilët kërkojnë që të punohet sa më shumë që Kosova të përparojë në raport me integrimet evropiane.
Aktivitetit të nisur nga ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku i ka dhënë mbështetje kryeministri Thaçi, i cili ka shfrytëzuar dhjetëvjetorin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku kanë qenë pothuajse të gjithë kryetarët e komunave, që të bëjë thirrje për përmbushje të standardeve për integrime evropiane.
Ministrja Çitaku, thotë se nuk ka dyshim që procesi i stërzgjatur elektoral dhe kriza institucionale, e cila fillojë me dorëheqjen e ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe vazhdojë disa muaj, kanë ndikuar në ngadalësimin e dinamikës së përmbushjes së agjendës evropiane dhe reformave të parapara.
Por thotë se qeveria është duke punuar që ta përmbushë agjendën e saj evropiane.