Pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dollari në tregjet valutore ndërkombëtare kishte një rritje gjatë javës.
Kursi i këmbimit të euros kundrejt dollarit ra 2.6% javën e kaluar për 1.0855 dollarë, dhe në një moment ishte 1.0836 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Forcimi i monedhës amerikane në lidhje me atë japoneze kërceu në 3.4% në 106.65 jen.
Indeksi i dollarit, i cili tregon lidhjen e dollarit me gjashtë monedhat e tjera javën e kaluar u rrit me 2%. Kjo është më e lartë që nga nëntori 2015.
Mendohet se politika e Trump për të investuar në infrastrukturë dhe për të ulur taksat mund të çojë në inflacion.