Në një artikull në gazetën “Bild am Sonntag”, në përvjetorin e sulmeve në Paris, BND thotë se luftëtarët e Shtetit Islamik janë fshehur në mesin e shumë refugjatëve për të mos qenë të dyshuar.
Ekstremistët janë stërvitur edhe për sjelljet e tyre nëse kapen nga policia, si dhe procedurat për dorëzimin e aplikacioneve për azil.
BND pohoi se 9 terroristë në sulmet e vitit të kaluar, në Paris, më 13 nëntor, hynë në Evropë si refugjatë.
Të dhënat e fundit të shërbimeve speciale gjermane të marra nga pajisjet elektronike në pronësi të vetëvrasësve që sulmuan më 22 mars në Bruksel, treguan se para një viti do të ishte sulmuar jo vetëm në Francë, por edhe në Holandë.
Caku ishte edhe aeroporti i Amsterdamit, “Schiphol”.