Myslimanët dhe hebrenjtë organizuan së bashku një podium në xhaminë e re në Bernë. Në këtë aktivitet kanë qenë të pranishëm rreth 200 njerëz të komuniteteve të ndryshme fetare. Ata kanë ndjekur me interesim dialogun /debatin ndërfetar që u zhvillua në mes të Imamit Mustafë Memeti dhe rabinit David Polnauer.
Në xhami u kënduan edhe ilahie në gjuhën shqipe dhe këngë hebraike, bën të ditur për albinfo.ch Vaxhid Memeti nga Berna.
Ky ishte një rast shumë i rëndësishëm për të shprehur qëndrimin se mirëkuptimi dhe dashuria në mes të njerëzve duhet të mbizotërojë pavarësisht nga religjioni që ata u takojnë.


