Një sondazh i realizuar nga Iniciativa për hulumtime sociale dhe të tregut tregon se një shumicë e madhe e gjermanëve janë të pakënaqur me politikën e migracionit, të udhëhequr aktualisht nga qeveria e vendit. Madje, 60 për qind të të anketuarve e përshkruajnë Gjermaninë si vend migracioni.
Ndërsa 90 për qind kërkojnë që të kufizohet pranimi i migrantëve, shkruan welt.de
Ndërkaq, një shumicë dërmuese janë shprehur se numri i migrantëve në Gjermani duhet detyrimisht të kufizohet, transmeton albinfo.ch. Madje 81 për qind të qytetarëve kanë shprehur dëshirën që të hyjë sërish në fuqi kontrollimi në kufij.
Një shumicë e gjermanëve nuk e ka parë si bazë për azil as kërcënimin e refugjatëve nga uria dhe varfëria. Në përgjithësi, më të pakënaqur me politikën e migracionit janë të moshuarit dhe më të kënaqur, të rinjtë.
69 për qind të të anketuarve, me gjithë faktin e rënies së numrit të refugjatëve janë shprehur për një ndalim të menjëhershëm të pranimit të refugjatëve në Gjermani.