Pas një week-endi me vapë, me temperatura të regjistruara deri më 31.4 (Viège, VS), këtë të hënë dhe të martë pritet poashtu ngritje e temperaturave deri më 32-34 gradë celsius.
Meteosuisse njofton se këtë të hënë temperaturat do të ngriten deri më 32 gradë, kurse të martën termometri do të arrijë deri më 34 gradë.
Në situata të tilla, rekomandohet kujdes i veçantë për fëmijët dhe personat e moshuar, duke e evituar ekspozimin në diell në momentet kritike të ditës si dhe duke u freskuar me lëngje në mënyrë të rregulltë.