Shqipëria si kurrë më parë është alarmuar nga sulmet terroriste, dhe për këtë ditë më parë ka arrestuar katër persona, kurse në Kosova u arrestuan edhe shtatë të tjerë. Ata dyshohen se planifikonin sulme terroriste, madje, ishin të lidhur me organizatën e ISIS-it, shkruan albinfo.ch.
Cak ka qenë ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër, por edhe lumturimi i 38 martirëve në Shkodër. Për këtë arsye tashmë ndeshja e futbollit do të zhvillohet në Elbasan.
Për këtë arsye u arrestuan Xhezair Fishti, Bekim Protopapa, Ergys Faslia dhe Medat Hasani.
Prokurori në seancë ka lexuar vetëm veprat për të cilat dyshohen Fishti, Protopapa, Faslia dhe Hasani duke u përqendruar veçanërisht tek rekrutimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në luftime në Siri, kurse informatat tjera kanë qenë shumë të rezervuara.