Sulmuesi kosovar, Donis Avdijaj ka pranuar që të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, bëjnë të ditur mediat vendase.
Ai më parë ka luajtur për grupmoshat e Gjermanisë, derisa iu ka bashkuar Kosovës në stërvitje në Antalia të Turqisë. Ai nuk do të luajë këtë ndeshje me Kosovën për shkak të dokumentacionit, përcjell albinfo.ch.
Avdijaj është pjesë e skuadrës së madhe gjermane, Schalke 04, madje ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh. Ai ishte i huazuar në Sturm të Grazit, derisa shihet si njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar.
Avdijaj gjithashtu është i njohur për disa skandale, duke u krahasuar shpesh herë me Mario Balotellin.