Të enjten në qytetin e Lyoni-t, tre banorë të Saint-Chamond, në afërsi të Saint-Étienne (Loire, Francë), janë akuzuar për vrasjen e një shqiptari. Sipas të dhënave, kjo vrasje duket se ka të bëjë me një trafik të drogës.
Më 9 qershor, trupi i një njeriu u gjet në një kanal nga një këmbësor në lartësitë e Lorette (Loire). Trupi i shqiptarit tridhjetë vjeçar, me një pasaportë rumune mbante shenjat e disa të shtënave të plumbave të një arme.
Makina e tij, e markës Mercedes, është djegur më vonë po të njëjtën ditë, në qytetin fqinj të Cellieu (Loire, Francë). Të tre të dyshuarit, të moshës 30 deri 45 vjet, të cilët janë tashmë të njohur nga policia për krime të drogës, u arrestuan të hënën në Loire, në kuadër të hetimeve të kryera nga policia gjyqësore.
Pas ndalimit të tyre, ata janë prezantuar të enjten ballë gjyqtarit të Gjykatës ndërrajonale në Lyon.
Të tre personat e lartpërmendur janë akuzuar për vrasje në grup të organizuar, për konspiracion kriminal dhe shkatërrim të automjetit. Prokuroria ka kërkuar vendosjen e tyre në burg.