Në tri vjetët e fundit numri i kosovarëve, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masivisht.
Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, numri total i atyre të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme arrin në 1 mijë e 566 persona.
Ministri, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se heqja dorë e kosovarëve nga shtetësia është mjaft shqetësuese.
Kosovarët heqin dorë nga shtetësia vetëm për të marrë shtetësi të vendeve të tjera, ku ata për disa vite kanë punuar.