Punëdhënësit gjermanë janë në kërkim të mbi 961 mijë të punëtorëve të rinj, shkruan “Die Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Institutit Nurembergut për kërkime në të dhënat e punësimit për tremujorin e tretë të vitit ka treguar një rritje prej nëntë për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kërkesa më e madhe është në ndërtim, ku në tre muajt e fundit janë krijuar 93 mijë vende të reja pune. Një vit më parë, megjithatë, punëdhënësit gjermane në këtë industri kishte nevojë për 66 mijë punëtorë të rinj.