Të dielën, më 26 qershor, në Lucern mbahet një debat publik me temë islamin në Zvicër dhe në Evropë.
Aktiviteti është organizuar nga të rinjtë e SVP (Partia Popullore e Zvicrës) të kantonit të Lucernit, nga SVP e Emmenit dhe nga Forumi për Islam Përparimtar.
Debati në sallë do të zhvillohet në mes të Anian Liebrand (JSVP) dhe Valentina Smajli (nënkryetare e Forumit…). Pjesëmarrës të tjerë në debat do të jenë edhe dy deputetë nacionalë të SVP-së: Lucas Reimann dhe Felix Müri dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Andy Tschümperlin.
Moderimin do ta bëjë Elia Saeed nga portali Info8.ch që është njëherësh partner medial i këtij takimi, shkruan info8.ch dhe 20minuten.ch.
Qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i një debati konstruktiv mbi islamin në Zvicër dhe në Evropë, për të dhënë kështu mesazhin që të mos u lihet hapësira ekstremistëve, thonë organizatorët.
Takimi fillon në orën 16 dhe hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.