Të shtunën në mbrëmje në Operën gjermane të Berlinit, u mbajt mbrëmja gala, aktivitet ky humanitar kundër sëmundjes së AIDS-it.
Në këtë mbrëmje shkëlqeu më interpretimin e tij edhe baritoni shqiptar, Gëzim Myshketa.
Ky aktivitet mbledh elitën e shoqërisë gjermane dhe organizohet nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck. Në këtë mbrëmje humanitare morën pjesë shumë personalitete të njohura nga fusha të ndryshme si: Conchita me Jean Paul Gaultier, super modelja Tony Garrn, Manuel Neuer (portier i kombëtares gjermane) me bashkëshorten e tij e shumë të tjerë.
Myshketa interpretoi arien e Giorgio Germont Traviata, një arie shumë e vështirë e cila ka nevojë për interpretim të ndjerë.
Ky koncert humanitar do të transmetohet më datën 1 dhjetor nga televizionet gjermane, pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër AIDS-it.
Albinfo.ch