Ora po troket pa mëshirë për një 17-vjeçar shqiptar, i cili është i vendosur në një institucion të mirëqenies për të rinjtë në Krefeld të Gjermanisë, shkruan ‘rp-online.de’.
Të hënën ka ardhur vendimi për të se duhet të largohet nga Gjermania. Ai kishte ardhur në gusht të vitit 2015.
Caroline Frank Djabbarpour, drejtoreshë e Shoqatës Katolike për Shërbime Sociale ka thënë se kjo është shumë shqetësuese. “Është e paligjshme që një person të lihet në aeroport pa ditur fatin e saj”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Por, kjo nuk është një situatë e re, pasi shumë të tillë dëbohen nga Gjermani. Dëbimi i një 14-vjeçari shqiptar kishte ndodhur kohë më parë, kurse edhe një 17-vjeçar nga Gana ishte larguar. Vendndodhja e tij ende nuk duhet. Për këtë është i njoftuar edhe kryebashkiaku Frank Meyer. Edhe ai është i shqetësuar me këto raste.
Para më shumë se një viti shqiptar 17-vjeçar ishte larguar nga shtëpia e tij. “Familja e tij ishte munduar ta detyrojë atë të shkojë në një shkollë për Kuran. Ai nuk ka dashur”, thotë Frank-Djabbarpour.
I riu shqiptar i cili erdhi në Gjermani, duke u vendosur në Krefeld, tregoi përkushtimin e tij. Mësoi gjuhën gjermane dhe përfundoi me sukses formimin profesional dhe më 1 gusht 2016, fitoi një vend në sektorin elektrik. Por, të gjitha këto ishin të pamjaftueshme, pasi ai do të dëbohet.
Në Gjermani janë të shqetësuar për fatin e tij, pasi nuk iu besojnë as prindërve të tij. Pak shpresa ka se ai do të qëndrojë në Gjermani.