Kompania ajrore austriake “Peope Viennaline” ka filluar fluturimin më të shkurtër në botë. Që nga 2 nëntori ajo ka nisur linjën nga Altenrhein për të bërë një zbritje në Friedrichshafen e mandej të vazhdon aterrimin e saj për në Këln, shkruan “blick.ch”, përcjell “albinfo.ch”.
Gjatë kësaj linje, aeroplani do të ngjitet vetëm 1000 metra mbi tokë ndërsa koha sa qëndron në ajër është afërsisht 8 minuta.
Ky udhëtim ka sjellë kënaqësi edhe për vet pilotet.
Pavarësisht distancës së shkurtër që e kanë këto dy qytete, nëse udhëtohet me veturë ajo është 77 kilometra larg dhe mund të arrihet për një orë udhëtim. Bileta e fluturimit për në Friedrichshafen bëhet si pjesë e fluturimit për në Këln, transmeton albinfo.ch. Për këtë destinacion bileta kushton 50 franga zvicerane dhe fluturimi bëhet dy herë në javë.