Sot nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet kampionit të Kosovës dhe atij të Zvicrës. Bëhet fjalë për kampionët e volejbollit në konkurrencën e meshkujve, shkruan albinfo.ch.
Kampioni i Kosovës, Peja është përgatitur maksimalisht për takimin ndaj kampionit të Zvicrës, Volley Amriswil, në rrethin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kosovë, derisa ai i kthimit më 6 nëntor në Zvicër nga ora 16:00.
Kjo është hera e parë që skuadrat kosovare marrin pjesë në garat e Ligës së Kampionëve, derisa para meshkujve luajtën edhe femrat, ku skuadra e Dritës nuk arriti të kalojë më tutje, duke u eliminuar në rrethin e parë.