Të dhënat e një raporti të “Small Arms Survey” që përfshin vitet 2010-2015, zbulojnë se Shqipëria renditet në vendin e dytë për nga numri i vrasjeve. Shqipëria është e ndjekur nga Mali i Zi, shkruan albinfo.ch.
Sipas raportit në fjalë, në Shqipëri vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit janë rritur ndërsa ato nga armët e ftohta janë kanë rënë gjatë kësaj kohe.
Në Mal të Zi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.
Gjithashtu në raport, theksohet se rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerika e Jugut, Afrika e Jugut, Evropa Jugore etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë, bën të ditur “Center for Security Studies”.
Në Shqipëri, thekson raporti, normat e vrasjeve me armë zjarri dhe jo me armë të tilla kanë lëvizur kohët e fundit. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.