Komisioni i përbërë nga pesë përfaqësues, tre të Parlamentit, një Gjykatës i Lartë dhe një nga Ministria e Financave, ka për detyrë të përcaktojë pagat e deputetëve, ministrave, gjyqtarëve dhe punonjësve të tjerë publikë të Islandës.
Autoritetet thanë se është e domosdoshme që deputetët të jenë të pavarur financiarisht në vend, i cili u godit nga kriza bankare në vitin 2008 dhe më vonë me skandalin e taksave të njohur si “Dokumentet Panama”.
Parlamenti i Islandës ka 63 deputetë, në një mandat katërvjeçar dhe nuk janë përfshirë punët që bëhen jashtë parlamentit, tha komisioni, përcjell albinfo.ch.