Në kantonin e Cyrihut njerëzit që jetojnë nga ndihmat sociale tash e tutje nuk do të kenë të drejtë të kenë veturë në pronësi. Veç kësaj, ata nuk do të kenë të drejtë as të marrin me qira veturën, të blejnë ose t`ia japin atë në shfrytëzim të tjerëve.
Kërkesa për t`ua ndaluar përfituesve të ndihmave sociale posedimin e veturave është ngritur nga SVP (Partia Popullore e Zvicrës) në Parlamentin e kantonit të Cyrihut në seancën e mbajtur të hënën. Për kërkesën kanë votuar 86 dhe kundër saj 84 deputetë.
Ajo do t`i dërgohet qeverisë së kantonit për të sjellë vendimin përkatës.
SVP/UDC përmes këtij postulati synon të pengojë keqpërdorimin e parave të ndihmave sociale, është deklaruar kjo parti. Megjithatë, edhe sipas kërkesës së saj, lejohen përjashtime të caktuara, si në rastet kur vetura është e domosdoshme për shkaqe shëndetësore ose për të realizuar të ardhura.