Në një ndeshje frontale që ka ndodhur sot mes dy automobilave rreth orës 10.15 në Birrwil të kantonit Aargau, ka marrë lëndim të lehtë një vozitëse zvicerane, 54 vjeçare. Ajo është dërguar në spital për trajtim. Shkaktar i ndeshjes ka qenë një kosovar i moshës 33 vjeçare, i cili kishte marrë gabimisht kahun e kundërt të rrugës, shkruan sda.ch.
Rruga është dashur të bllokohet për rreth dy orë ndërsa shkaktarit të aksidentit, policia ia ka marrë lejen e vozitjes, transmeton albinfo.ch
Kosovari ka pranuar para policisë se atë e kishte zënë gjumi për një kohë të shkurtë mbi timon dhe për pasojë kishte dalë me makinë në drejtimin e gabuar të rrugës.
Ndaj tij është bërë kallëzimi penal në prokurori.