Përfaqësues të partive të djathta konservative si SVP, EVP dhe EDU kanë prezantuar sot një peticion përmes të cilit tërheqin vërejtjen për “seksualizimin” e shkollave zvicerane.
Ata e kundërshtojnë qëndrimin në “planprogramin 21” i cili parasheh që edukata seksuale të bëhet lëndë e detyrueshme në shkollat e Zvicrës, njofton drs.ch. Një grup i madh i ekspertëve të arsimit janë duke punuar në planprogramin e përmendur.
Edukata seksuale në shkollat zvicerane, sipas peticionistëve është shumë “eksplicite”, kështu që, sipas tyre shpeshherë kalohet kufiri me pornografinë. Nuk është e arsyeshme që fëmijëve në moshën 4 vjeçare t`u shpjegohen në mënyrë aq të hollësishme veprimet seksuale.
Dhe, veç të gjithave, sqarimi për çështjet seksuale është punë e prindërve, thonë kundërshtarët e mësimit të edukatës seksuale nëpër shkolla.