Futbolli lehtëson integrimin. Flet sulmuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi. Klubet profesionale zvicerane bëjnë integrimin e fuqisë së futbollit me këtë temë, shkruan albinfo.ch.
Ai në këtë video flet se si ka ardhur ne Zvicër si 9 vjeçar, mandej trajneri i juniorëve të Winterthurit, dhe shefi i klubit ku ai ka luajtur në fillim, evokojnë kujtimet për kohen kur Admiri kishte ardhur ai këtu.
Kur e ka sjellë babai i tij në klub, ata kanë qene duke ushtruar ndërsa babai ka insistuar që t`ia pranojnë djalin sepse “luan shumë mire futboll”.
Më tutje flitet për rolin integrues qe ka futbolli në Zvicër. Kombëtarja nga 23 lojtarë i ka 14 me prejardhje te huaj etj.