Edhe një tjetër lajm i gëzuar për sportin kosovar. Federata e Karatesë e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë, shkruan albinfo.ch.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi. “Kosova pa asnjë votë kundër pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërore”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Që nga pranimi i Komitetit Olimpik të Kosovës në atë Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014, të gjitha federatat kosovare filluan të pranohen, duke i dhënë fund izolimit të padrejtë.
Tashmë të gjitha federatat kosovare janë të pranuara, derisa sportistët kosovarë kanë të drejta të barabarta me ata ndërkombëtarë.