Shqiptari Fabian Duro i cili njihet për artin e tij me topin, ka “çmendur” lojtarët e Bajernit të Munihut.
Derisa Fabiani ishte duke performuar “freestyl” me top në qendrën e Munihut, ka tërhequr vëmendjen e ndihmëstrajnerit të Bayern Munih-ut Paul Clement, i cili e ka takuar rastësisht djaloshin shqiptar.
Pasi Clemente ka incizuar artin e Fabianit ai e ka ftuar që të japë një shfaqje për ekipin e Bajern it para stërvitjeve, shkruan sport1.de, përcjell “albinfo.ch”.
Pas një shfaqjeje prej afro 3 minutash, shqiptari në fund duartrokitet nga lojtarët e Bajernit.
Përmes një statusi në Facebook, talenti shqiptar i “freestyle” ka rrëfyer emocionet e prezantimit me lojtarët dhe Ancelottin. Ai tregon se ata e kanë duartrokitur dhe përqafuar.
“Sot kam bërë shfaqje për ekipin e Bayern Munchen para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës sime, padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bayern-it dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën. Mora dhe disa dhurata. Kam shumë video dhe foto që do të postohen në të ardhmen”- shkruan Fabiani në Facebook.
Po ashtu, Fabiani ka treguar se ka marrë një palë atlete dhuratë nga ylli i kësaj skuadre, Tiago Alcantara.