Boksieri shqiptar nga Zvicra, kampioni i ri ndërkombëtar për Euro-Azi në WBF, Tefik Bajrami i premtoi ministrit të Ministri i Diasporës, Valon Murati se synimet e tij janë që të bëhet kampionë botëror në boks. Bajrami u prit sot në një takim nga ministri kosovar i Diasporës, Murati, i cili e përgëzoi për titullin e fituar.
Ministri kosovar tha se ky sukses është një dëshmi se shqiptarët janë të suksesshëm edhe në fushën e sportit.
Kampioni shqiptar në WBF, Bajrami e falënderoi ministrin Murati, përkatësisht ministrinë e Diasporës për mbështetjen institucionale që i ka dhënë. Ai e njoftoi ministrin Murati për planet në boksin profesionist, duke theksuar se synon ta arrijë titullin e kampionit botëror.