Në organizim të Unionit të Shoqatave Shqiptare, mbrëmë në Malmë të Suedisë, për të 14 herë me radhë, u mbajt festivali i “Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjell albinfo.ch
Në këtë festival konkurruan mbi 30 krijues nga Suedia dhe disa shtete tjera të Evropës.
“Në kuadër të Festivalit u bë edhe promovimi i 7 veprave letrare, të botuara brenda dy festivale, me autorë krijuesit letrarë shqiptarë nga diaspora”, thuhet më tutje në njoftimin Unionit të Shoqatave Shqiptare.