Në Prishtinë u zhvillua ndeshja revyale, tashmë tradicionale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës FC “Prishtina” dhe fituesit të Kupës së Kosovës për klubet në Diasporë SC “Drita-Kosova”, shkruan albinfo.ch
Ndeshje ishte e mirë, korrekte dhe e pëlqyeshme për ata dhjetëra shikues sa kishin ardhur për ta ndjekur këtë takim.
Futbollistët e Prishtinës ishin më të mirë, por edhe skuadra shqiptare nga Gjermania SC “Drita-Kosova” Konwerstheime u tregua rivale e denjë dhe pati disa raste shënimi dhe ndërtoi shumë aksione të rrjedhshme.
Në fund kapitenit Prishtinës, Shend Kelmendit kupën ia dorëzoi ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati. Ndërsa nga një medalje për gjyqtarët i dorëzoi Myftar Dragidella menaxher i FFSHGJ-së.


