Aeroplani me energji diellore “Solar Impulse” i konstruktorit he pionierit të fluturimeve, zviceranit Bertrand Piccard ka nisur dje një fluturim nga Brukseli në Paris.
Pritej që fluturimi i fluturakes të zgjaste rreth tetë orë, por problemet teknike dhe erërat e forta që frynin në drejtim të kundërt, detyruan ekipin të ndërpriste fluturimin në gjysmë të rrugës. Ai u desh të kthehej mbrapshtë në Bruksel.
Tash, mbetet që një provë e re të bëhet javën që vjen.
Fluturakja e pajisur me 12.000 qeliza diellore pritet të marrë pjesë si mysafire në një air-show që do të mbahet atje më 20 qershor.
Konstruktuesi i tij, e quan aeroplanin “Solar Impulse” si një objekt lobimi për ide të reja dhe për energji të riprodhueshme”.
Sipas tij është fjala për një “simbol për botën e të nesërmes, që tregon se çfarë është e mundur të bëhet me energjinë e pastër.