Rasti i moslejimit të një shtetasi italian që të hyjë i paftuar në Konferencën Bilderberg që po mbahet në St. Moritz, nuk do të mbetet pa pasoja, siç mund të ishte pritur. Ambasada e Italisë në Bernë ka kërkuar sqarime lidhur me rastin. Ajo kërkon “emërtimin e përgjegjësit për këtë skandal”, shkruan nzz.ch.
Kjo, për faktin se shtetasi italian, Mario Borghezio nga partia Lega Nord, i n aluar nga sigurimi i konferencës, është deputet i Parlamentit Evropian, cilësi kjo që, si duket, personeli i sigurimit, e kishte injoruar.
Përveç që ia kishte ndaluar hyrjen, policia i kishte shqiptuar atij edhe një ndalesë për të hyrë në qytetin St.Moritz deri të dielën (sot).